Politike

Sot tentativa e 19-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, a do të zhbllokohet ngërçi politik?

As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare.

21 Maj 2025, 08:13 Nga N.F
Sot tentativa e 19-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë,
Foto ilustruese

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 19-të në përpjekje për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni. 

PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre. Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë përkrahjen e nevojshme nga deputetët.

Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll