Politike

Dumani, Çela dhe Celibashi zhvillojnë takim me ambasadorët ndërkombëtarë, zgjedhjet në fokus të diskutimeve

Bëhet me dije se të pranishëm në takim ishin ambasadori Francës, Gjermanisë, Holandës, Austrisë, Italisë, Zvicrës, Britanisë së Madhe dhe e dërguara me Punë e SHBA.

20 Maj 2025, 14:08 Nga r.ll
Dumani, Çela dhe Celibashi zhvillojnë takim me ambasadorët
cela, celibashi, dumani

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela dhe kreu i SPAK, Altin Dumani kanë zhvilluar sot një takim të rëndësishëm në ambientet e Ambasadës së Francës në Tiranë.

Bëhet me dije se të pranishëm në takim ishin ambasadori Francës, Gjermanisë, Holandës, Austrisë, Italisë, Zvicrës, Britanisë së Madhe dhe e dërguara me Punë e SHBA. Gjithashtu në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian si dhe kreu i Misionit të Vëzhguesve të ODIHR-it, Lamberto Zannier.

Sipas raportimeve, fokusi i diskutimeve në takim ka qenë procesi zgjedhor në Shqipëri dhe masat për të garantuar integritetin e tij, si dhe forcimi i përpjekjeve për të luftuar krimin elektoral. Gjithashtu u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo formë të manipulimit të votës apo intimidimit të votuesve.

olsjan cela altin dumani ilirjan celibashi

Sondazh

Poll