Politike

Pas presionit nga Rama, 2 kandidatë të PS tërheqin kërkesën në KQZ për pamjet nga numërimi

Dy kandidatët tërhoqën kërkesën e tyre, pas mesazhit që ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka dërguar në grupin socialist, duke i kërkuar që të mos humbin fytyrën e tyre. 

20 Maj 2025, 12:28 Nga I.A
Pas presionit nga Rama,  2 kandidatë të PS tërheqin
Numerimi

TIRANË- Kandidatët socialistë për deputetë, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia, të cilët nuk arritën të merrnin votat e duhura për tu zgjedhur deputetë, kanë tërhequr kërkesën e tyre drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të parë pamjet filmike të numërimit të votës preferenciale. Dy kandidatët tërhoqën kërkesën e tyre, pas mesazhit që ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka dërguar në grupin socialist, duke i kërkuar që të mos humbin fytyrën e tyre. 

Kush kërkoi pamjet filmike të numërimit të votave nga socialistët?

Kandidatët Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia, dhe Frrok Gjini mësohet se i janë drejtuar me një kërkesë KQZ-së pasi dyshojnë për manipulime të votave brenda listave të partive. Kërkesa e kandidatëve për deputetë në liste të hapur vjen pasi ata pretendojnë se vota ndaj tyre sipas qarqeve nuk është lexuara drejtë. Blerina Gjylameti renditet e 23 në listën e PS në Tiranë, ajo ka marrë 6053 vota nga votat preferenciale për deputetë. Nga ana tjetër, Qefalia renditet i 18 në listën e PS-së në Tiranë, ai ka marrë 9822 vota. 

xhemal qefalia etilda gjonaj

Sondazh

Poll