Politike

Berisha: Beteja kundër farsës zgjedhore është një proces! Ne kemi zgjedhur rrugën paqësore dhe besojmë se do ia dalim

Sipas tij beteja kundër farsës zgjedhore është një proces. Berisha theksoi se nuk ka asgjë më themelore për një vend se sa rikthimi i votës së lirë.

20 Maj 2025, 13:16 Nga N.F
Berisha: Beteja kundër farsës zgjedhore është një
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në deklaratë për media ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Berisha u shpreh se PD dhe aleatët e saj janë të një mendimi të palëkundur se me kryeministrin Edi Rama ka vetëm farsa zgjedhore dhe jo zgjedhje të lira.

Sipas tij beteja kundër farsës zgjedhore është një proces. Berisha theksoi se nuk ka asgjë më themelore për një vend se sa rikthimi i votës së lirë. Kryedemokrati shtoi se ka dy rrugë për të përballuar farsën zgjedhore atë paqësore dhe atë të armatosur. Ai shtoi se PD ka zgjedhur rrugën paqësore ku beson se do ia dalë.

"Në aparencë është siç thoni ju, por po të lexosh katër rezolutat e të gjitha partive që sot qeverisin botën në të katër anët e saj, tregon se PD dhe aleatët tanë, janë të një mendimi të palëkundur se me Edi Ramën ka vetëm farsa zgjedhore dhe jo zgjedhje të lira. Por, beteja kundër farsës zgjedhore është një proces. Është themelor, nuk ka asgjë më themelore për një vend se sa rikthimi i votës së lirë.

Vetëm se ata duhet ta marrësh si proces. Ka dy rrugë, rrugën paqësore, për të cilën ne jemi të përcaktuar dhe që kërkon një proces. Ka pastaj rrugën e armatosur me guerile, por ne nuk jemi të kësaj rruge, ne e kemi bërë të qartë nga viti 1990 gjer sot, ne jemi parti e këtij orientimi, nuk heqim dorë. Besojmë se ne do t’ia dalim... ...Asnjë moment nuk ka ndodhur që ne kemi pasur besim tek Edi Rama. Jo! Por, nga ana tjetër, mbështetje për qeveri teknike ne kemi garantuar dhe rezolutat e CDI dhe IDU kërkojnë krijimin e qeverisë teknike. Pra, beteja është në vazhdim. Betejë që shqiptarët të votojnë të lirë," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll