Politike

Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca e sotme në GJKKO, shkak mungesa e gjytares

Seanca e radhës raportohet se do të mbahet më 29 maj në orën 09:00.

20 Maj 2025, 13:41 Nga N.F
Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca e sotme në
Vokshi

TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO që do të zhvillohej mes Vilma Nushit dhe deputetes së PD, Albana Vokshi është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares Etleva Deda. Seanca e radhës raportohet se do të mbahet më 29 maj në orën 09:00.

Në këtë seancë SPAK pritet të mbajë qëndrim lidhur me pretendimet e Nushit se deklaratat e Vokshit për përfitime të paligjshme në tendera janë të pabaza, duke i kërkuar gjykatës të shpallë fajtore deputeten për akuzën e shpifjes.Vokshi nga ana tjetër, pretendon se denoncimet e saj qëndrojnë, madje çdo denoncim e ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Vilma Nushi, së bashku me Shoqërinë 3P Life Logistic, e cila ka fituar koncesionin për Check Up, ka paditur Albana Vokshin për shpifje, veprim penal i parashikuar nga Neni 120 i Kodit Penal. Kjo padi ka nisur pas deklaratave të Vokshit, e cila akuzoi se vlera e projektit të koncesionit për Check Up ishte 130 milionë euro, ndërsa pala paditëse e kundërshton këtë vlerë, duke thënë se vlera reale është 63 milionë euro për 10 vitet e projektit.

 

 

albana vokshi vilma nushi

Sondazh

Poll