20 Maj 2025, 12:43
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se qëndrimi i opozitës është i prerë dhe se asnjë rezultat nuk mund të nxirret mbi falsifikimin e votave. Berisha tha se në vijim do paraqesë dokumente që tregojnë manipulimin me votën e diasporës.
Ai u shpreh se nëse KQZ-ja do i përmbahej ligjit, nuk do nxirrte rezultatin. Berisha tha se opozita shqiptare do të angazhohet me të gjitha potencialet e saj në dy fronte, ku një prej tyre ishte bisedimet intensive me komunitetin ndërkombëtar. Kreu i PD-së tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të parat që u dënuan nga ndërkombëtarët ende pa u zhvilluar.
"Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë rezultat nuk mund të nxirret mbi falsifikimin monstruoz që u bë në këto zgjedhje. Unë do të paraqes ju dokumente flagrante për etapën e të fundit, të turpshme, të votës në diasporë, e cila nuk mund të përfshihet kurrë, e cila nuk mund të konsiderohet kurrë, e cila është në shkelje të çdo ligji, çdo rregulli, çdo kontrate. Por nuk po ndalem këtu sot, prandaj dhe ne nuk marrim pjesë në atë proces, ky është një proces i kontrolluar totalisht nga Edi Rama. KQZ-ja nëse do i përmbahej ligjit, nuk do ulej kurrë të nxirrte rezultatin sepse do thoshte procesi ishte farsë dhe vetëm farsë. Opozita shqiptare do të angazhohet me të gjitha potencialet e saj në dy fronte.
Së pari, po punojmë intensivisht me komunitetin ndërkombëtar, por dua të theksoj këtu, dhe ju lutem referojuni dokumenteve zyrtare, këto janë zgjedhjet e para të cilat u dënuan para se të mbahen, në 4 rezoluta ndërkombëtare, të cilët cilido që i lexon, faktojnë me prova se, Shqipëria do të ketë farsë elektorale dhe jo zgjedhje. Pra, ne nuk erdhëm në këto zgjedhje me duar në xhepa. Jo, ne bëmë një punë shumë serioze dhe ja dolëm të bindim botën, qendrën e djathtë në mbarë botën, se narkodiktatori i Tiranës nuk zhvillon zgjedhje, por zhvillon farsë.
Nuk e firmosin kurrë ata, në paradhënie një përcaktim të tillë, por dokumentet që paraqitëm ne ishin të pakundërshtueshme. Tani, farsa u mbajt, dhe ne vazhdojmë përsëri dialogun intensiv, shumë planësh me të gjitha forcat politike, mike dhe simotra me të gjitha institucionet ndërkombëtare, me të gjitha vendet partnere. Nuk ka shans Edi Rama të shesë farsën për zgjedhje." tha Berisha.
sali berisha
Politike
20 Maj 2025, 12:30
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me proc...
Politike
20 Maj 2025, 12:28
I.A
Numerimi
TIRANË- Kandidatët socialistë për deputetë, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia, të cilët nuk arritë...
Politike
20 Maj 2025, 12:17
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ka komentuar ditën e sotme kër...
Politike
20 Maj 2025, 12:13
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ka deklaruar se në mbyllje të ...
Politike
20 Maj 2025, 11:44
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë dilancin e 100 ditëve të fundit që k...
Politike
20 Maj 2025, 11:20
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur ditën e sotme një seancë të posaçme parlamentare n&eu...
Politike
20 Maj 2025, 11:05
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet sot në Podujevë në një kantier ndërtimi ku ka mbajtur edhe nj&...
Politike
20 Maj 2025, 11:05
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur ditën e sotme një seancë të posaçme parlamentare në nder t&e...
Politike
20 Maj 2025, 10:24
N.F
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar përmes një postimi n...
Politike
20 Maj 2025, 10:28
Gjergj Erebara
nje nga mitingjet e ps
TIRANË- Sektori publik në Shqipëri është fryrë e mbufatur me të punësuar shtesë gjat&eu...