Politike

Humbësit e PS-së kërkuan pamjet filmike, Balla: Transparencën e bën KQZ

Gjatë fjalës për mediat, Balla ka theksuar se transparencën e procesit të numërimit e bën KQZ-ja. 

20 Maj 2025, 12:17 Nga I.A
Humbësit e PS-së kërkuan pamjet filmike, Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ka komentuar ditën e sotme kërkesën që kanë bërë disa nga kandidatët për deputetë të PS-së për pamjet filmike nga numërimi i votave. Gjatë fjalës për mediat, Balla ka theksuar se transparencën e procesit të numërimit e bën KQZ-ja. 

“Secili ka të drejtë për të kërkuar, për të bërë transparencë, por falë parashikimeve të vendosura në Kodin Zgjedhor, por është KQZ që do të bëjë transparencë të këtij procesi. Të gjitha palët që kanë pretendime, ka një mënyrë sesi bëhen këto. Kodi zgjedhor parashikon që partitë politike mund të bëjnë ankesë. Transparencën, më mirë se sa e ka bërë KQZ, nuk e bën dot askush”, tha Balla.

Kush kërkoi pamjet filmike të numërimit të votave nga socialistët?

Kandidatët Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia, dhe Frrok Gjini mësohet se i janë drejtuar me një kërkesë KQZ-së pasi dyshojnë për manipulime të votave brenda listave të partive. Kërkesa e kandidatëve për deputetë në liste të hapur vjen pasi ata pretendojnë se vota ndaj tyre sipas qarqeve nuk është lexuara drejtë. Blerina Gjylameti renditet e 23 në listën e PS në Tiranë, ajo ka marrë 6053 vota nga votat preferenciale për deputetë. Nga ana tjetër, Qefalia renditet i 18 në listën e PS-së në Tiranë, ai ka marrë 9822 vota. 

taulant balla

Sondazh

Poll