Politike

Mbyllet procesi i votës së diasporës, Balla: Mbi 200 mijë vota të vlerësuara

Gjatë një komunikimi për mediat nga Parku Olimpik, Balla ka theksuar se shqiptarët në diasporë treguan një nivel të lartë interesimi. 

20 Maj 2025, 12:13 Nga I.A
Mbyllet procesi i votës së diasporës, Balla: Mbi 200 mijë
Taulant Balla

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ka deklaruar se në mbyllje të procesit janë vlerësuar dhe numëruar mbi 200 mijë vota nga diaspora. Gjatë një komunikimi për mediat nga Parku Olimpik, Balla ka theksuar se shqiptarët në diasporë treguan një nivel të lartë interesimi. 

"Në mbyllje të procesit ku janë vlerësuar dhe numëruar mbi 200 mijë vota nga diaspora, dua të falenderoj bashkëatdhetarët kudo në botë për pjesmarjen në këto zgjedhje dhe regjistrimin e tyre si votues nga jashtë. Shqiptarët në diasporë treguan një nivel të lartë interesimi. Në 246 mijë bashkëatdhetarë të regjistruar, mbi 200 mijë ishin ata që i kthyen zarfat dhe kjo krahasuar me vendet e tjera të cilat përdorin një sistem të ngjashëm, është një përqindje shumë e lartë. Falenderoj ata që besuan dhe mbështetën PS-në për të vijuar rrugëtimin tonë historik drejt anëtarësimit në BE. Kjo javë ka qenë një kontekst i bukur dhe hisotorik pasi pas zgjedhjeve, Tirana u shndërrua në kryeqytet Evropian duke pritur Samitin më të madh edhe për nga pjesmarrja e udhëheqësve të zhvilluar deri tani nga Komuniteti Politik Europian”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll