Politike

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Tiranë/ Olta Xhaçka merr mandatin! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Olta Xhaçka ka mundur të marrë mandatin e deputetit për Partinë Socialiste duke lënë jashtë parlamentit Blerina Gjylametin.

19 Maj 2025, 19:31 Nga E. D
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Tiranë/ Olta
foto ilustruese

TIRANË- Ka përfunduar numërimi për votën preferenciale në Qarkun e Tiranës. Olta Xhaçka ka mundur të marrë mandatin e deputetit për Partinë Socialiste duke lënë jashtë parlamentit Blerina Gjylametin.Gjithashtu Xhaçka ka arritur të marrë 6213 vota kundrejt 6085 që ka marrë Gjylameti.

Kjo e fundit i është drejtuar zyrtarisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me një kërkesë për të vënë në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave në Tiranë.

Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota.

Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4887 vota. Ndërkohë Ermonela Felaj ka marrë 4491 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4296 vota.

Ndërsa nga ana tjetër në Partinë Demokratike, Tabaku ishte e vetmja që siguroi mandatin në listën e hapur, duke grumbulluar 20484 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti 18055 vota.

Gjithashtu pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7962 vota.

Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho. Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll