Politike

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Ndërkohë që më tej, Berisha ka theksuar se do të vazhdojnë betejën ndaj vjedhjes së zgjedhjeve.

19 Maj 2025, 10:30 Nga I.A
Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur nëse do e drejtojë ai seancën e parë të Kuvendit në shtator si deputeti më i vjetër që është. Gjatë fjalës së tij, Berisha thekson se kjo nuk do të ndodhë ndonjëherë. Ndërkohë që më tej, Berisha ka theksuar se do të vazhdojnë betejën ndaj vjedhjes së zgjedhjeve.

"Kjo pyetja e ka përgjigjen, nuk do të mund të ndodhë ndonjëherë ajo. Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruoze të 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Kjo vjedhje ka qenë e paralajmëruar. Ne vazhdojmë betejën tonë, gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Mos mendojë njeri se intimidohemi. Vjedhja ka ndodhur publikisht me vendime qeverie pa e fshehur fare. Kemi besim se do t’ia dalim”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll