Politike

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Në fund të fjalës së tij, Berisha shtoi se do të marrin përgjigjen më ekzemplare nga diaspora. 

19 Maj 2025, 10:24 Nga I.A
Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht për PD-në në këto zgjedhje. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se vota e tyre është manipuluar si në Korenë e Veriut. Në fund të fjalës së tij, Berisha shtoi se do të marrin përgjigjen më ekzemplare nga diaspora. 

"Diaspora votoi masivisht për PD, por kutitë dhe votat e tyre janë manipuluar si në Korenë e Veriut. Diaspora do të thotë fuqishëm faljen e saj, sepse përdhosja që u bë do të marrë përgjigjen nga shqiptarët jashtë vendimit. Ata që menduan se do të tallnin diasporën, do të marrin përgjigjen ekzemplare," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll