Politike

Berisha tregon shënimin e lënë sot në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Ashtu si herët e tjera, Berisha dha një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK.

19 Maj 2025, 10:10 Nga r.ll
Berisha tregon shënimin e lënë sot në SPAK: Qëndrimi
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje".

Ashtu si herët e tjera, Berisha dha një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, ku tregoi dhe shënimin e lënë sot për kryeprokurorin Altin Dumani.  

"Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.", tha Berisha. 

sali berisha ne spak

Sondazh

Poll