Politike

Maqedonci: Marrëveshja me SHBA-në thellon bashkëpunimin në siguri dhe teknologji ushtarake

Ai theksoi se kjo marrëveshje është një marrëveshje për ndërveprueshmëri në aspektin e komunikimit dhe aspektin kibernetik.

19 Maj 2025, 09:50 Nga N.F
Maqedonci: Marrëveshja me SHBA-në thellon bashkëpunimin në
Maqedonci

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur sot për sigurinë në vend. I pyetur për një marrëveshje që u nënshkrua në 13 maj nga Jon Philips dhe Bashkim Jashari, Maqedonci tregon se cila është vlera politike e një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe SHBA-së. Ai theksoi se kjo marrëveshje është një marrëveshje për ndërveprueshmëri në aspektin e komunikimit dhe aspektin kibernetik.

"Është një produkt i një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar nga Kurti dhe ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Hovenier në vitin 2023. Por marrëveshja e tanishme e nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve, ka rëndësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit me Amerikën sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë sepse adreson disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e informacionit”, tha Maqedonci.

Sipas tij, informacionet e marrëveshjes janë sensitive, siç janë sistemet amerikane që do përdoren në forcën e sigurisë së Kosovës sepse dihet që Kosova partnerin e saj kryesor për blerjet ushtarake ka SHBA-të.

“Ne jemi vendi i 33-të që SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë dhe ka rrugë për bashkëpunim me Amerikën në të gjitha sferat e mbrojtjes, në veçanti të teknologjisë dhe të dhënave sensitive si dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me pajisjet ushatrake”, theksoi Maqedonci.

shba kosove

Sondazh

Poll