Politike

Do të kalojë apo jo për gjykim? Gjykata e Posaçme mban sot seancën për dosjen "Partizani"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.

19 Maj 2025, 09:01 Nga r.ll
Do të kalojë apo jo për gjykim? Gjykata e Posaçme mban sot
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme mban sot seancën për dosjen "Partizani". Në seancën e sotme pritet të vendoset kalimi ose jo për gjykim i dosjes së çështjes “Partizani”. 

Në seancën e kaluar avokatët e kryedemokratit Sali Berisha, kërkuan përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi. Kërkesa e mbrojtjes u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda dhe do të jetë Davidhi ajo që do të vendosë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

dosja partizani

Sondazh

Poll