Bota

Nis gjyqi për të atin monstër në Hollandë/ Mbajti për 9 vjet 6 fëmijët e tij në bodrum, i rrihte dhe abuzonte seksualis

22 Janar 2020, 11:54 Nga DOSJA
Nis gjyqi për të atin monstër në Hollandë/ Mbajti

HOLOANDË– 67-vjeçari hollandez Gerrit-Jan van Dorsten, është akuzuar për ndalim të paligjshëm, abuzim të fëmijëve dhe pastrim parash pasi policia gjeti fëmijët e tij në një fermë të izoluar në veri të Holandës.

Sipas mediave të huaja ai ka mbajtur 6 nga 9 fëmijët e tij të fshehur në bodrum, ku i dhunonte, abuzonte seksualisht  me ta për 9 vite me rradhë.

Ndërkohë pasi është vënë nën pranga ai përballë gjyqtarëve ka thënë se e ka bërë diçka të  tillë pasi pretendonte se “shpirtrat e këqij” do të hynin në trupat e tyre dhe do të bisedonin me njerëz të panjohur.

Van Dorsten, i cili tani po merr trajtimin e duhur pas një goditje në tru, nuk mund të flasë dhe nuk mori pjesë në seancën paraprake në Assen, Hollandë, gjatë së cilës paraburgimi i tij u zgjat me tre muaj.

Të gjithë fëmijët raportojnë se janë ndëshkuar fizikisht kur ato ishin shumë të vegjël, rreth moshës katër ose pesë vjeç.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gerrit-jan van dorsten hollandë i ati monster gerrit-jan van dorsten hollandë i ati monster

Sondazh

Poll