Bota

‘Më përdhunoi në zyrën e tij’, zbulohen detaje të reja mbi abuzimet e Jeffrey Epstein: Përdorte avionë e anije privat

22 Janar 2020, 11:33 Nga DOSJA
‘Më përdhunoi në zyrën e tij’, zbulohen detaje

SHBA- Kanë kaluar disa muaj që prej vdekjes së milionerit pedofil Jeffrey Epstein, por akoma vijojnë të zbulohen rastet e abuzimeve seksuale të tij me vajza të reja e të mitura.

Së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar detajet sesi Epstein përdorte avionë helikopterë dhe anijet  private për të transportuar edhe vajza 11-vjeçare në ishullin e tij në Karaibe. Ndërsa është mësuar se mbante gjithmonë me vete një armë të regjistruar në shtratin e tij.

Prokurori i lartë i qeverisë lokale thotë se Epstein ka fyer ligjet e tyre duke dërguar në mënyrë rutinore vajza të mitura me të cilat abuzonte seksualisht.

Një grua e cila nuk ka preferuar ta bëjë publike identitetin e saj ka zbuluar se Epstein e mbajti atë kundër vullnetit të saj në një dhomë gjumi ku me vete kishte edhe një armë. Ajo gjithashtu tha se Epstein e përdhunoi atë në zyrën e tij në St.Thomas.

66-vjeçari, Jeffrey Epstein u vetvra në qelinë e burgut para se të priste vendimin që do të merrte gjykata kundër tij, nën akuzat e trafikimit seksual. Gjatë periudhës më të gjatë të jetës së tij, Epstein është shoqëruar shujmë me Presidentin aktual Donald Trump, me Princin Andrew dhe ish-Presidentin Bill

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ishulli i tij në karaibe jeffrey epstein vetevrasja e jeffrey epstein ishulli i tij në karaibe jeffrey epstein vetevrasja e jeffrey epstein

Sondazh

Poll