Bota

SHBA i kërkon Kinës të bashkohet me Rusinë, për një takim rreth armëve bërthamore

22 Janar 2020, 08:17 Nga DOSJA
SHBA i kërkon Kinës të bashkohet me Rusinë, për

SHBA– Presidenti  amerikan Donald Trump tha që vitin e kaluar ai kishte diskutuar një marrëveshje të re të armëve bërthamore me presidentin rus, Vladimir Putin dhe shpresonte të shtrihej deri në Kinë se cila do të ishte një marrëveshje e madhe midis tre fuqive kryesore në botë. Por Kina nuk ka pranuar të marrë pjesë.

Ne mendojmë, duke pasur parasysh faktin se rezerva bërthamore e Kinës vlerësohet të dyfishohet gjatë dhjetë viteve të ardhshme, tani është koha për të pasur një diskutim trepalësh,”-është shprehur Robert Wood, ambasadori i çarmatimit amerikan, para gazetarëve në hapjen e Konferencës të mbështetur nga KB mbi çarmatimin në Gjenevë.

Ai tha se Uashingtoni kishte diskutuar bisedime të mundshme tripalëshe në një takim të sigurisë me Rusinë javën e kaluar dhe kishte arritur në një mirëkuptim për ndjekjen e tyre.

 “Ne nuk kemi mundësi të presim,”-shtoi ai.

Burimi: REUTERS 

A.C./Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump kine marreveshja berthamore robert wood rusi shba donald trump kine marreveshja berthamore robert wood rusi shba

Sondazh

Poll