Bota

Princi i Arabisë Saudite i ka hakuar telefonin Jeff Bezos, i bëri publike edhe mesazhet me të dashurën

22 Janar 2020, 10:55 Nga DOSJA
Princi i Arabisë Saudite i ka hakuar telefonin Jeff Bezos, i bëri

SHBA– Arabia Saudite ka dalë zbuluar nga dy zyrtarë të OKB-së, të cilët kanë arritur të kuptojnë se themeluesit të “Amazon”, Jeff Bezos, një prej njerëzve më të pasur në botë, i kanë hakuar telefonin.

Pas një hetimi të gjatë dy zyrtarët e OKB-së kanë gjetur prova të mjaftueshme për të paditur princin e kurorës saudite, Mohamed bin Salman për këtë ngjarje.

Kjo, pasi hakerimi është realizuar përmes një llogarie “WhatsApp” në emër të Princit saudit.

Mediat e huaja kanë shkruar se të dy zyrtarët e Kombeve të Bashkuara po përgatisin një deklaratë ku do të thonë hapur se raporti i përfunduar konstaton se Jeff Bezosi-t ju hakerua telefoni nga Mohamed bin Salman.

Ndërsa sipas ekspertëve, është mësuar se provat e gjetura mjaftonin për hetimin e detajtuar.

Ky rast mund të çojë në tensione të ashpra njeriun më të pasur në botë dhe mbretin arbab, i cili akuzohet edhe për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dy vite më parë.

Kujtojmë që Princi i kurorës arabe ka qenë një prej punonjësve të “Washington Post”, gazeta prestigjioze amerikane e cila është në pronësi të Bezos.

 

Sipas raportit, Bezos dhe princi saudit kishin bërë një bisedë miqësore në  WhatsApp, dhe këtë rast  princi i kurorës e  shfrytëzoi duke i dërguar një video misterioze, pas së cilës pajisja e Bezos u kompromentua dhe të dhënat u transferuan jashtë telefonit, raporton The Guardian.

Një dokumentar i titulluar “Dissident” ka zbuluar videon e dërguar në telefonin e Bezos në 2018, kohë  në të cilën ai ishte i martuar por ishte në një lidhje me dashnoren e tij.

Incidenti i dyshuar është veçanërisht i dukshëm për shkak të shkeljes së të dhënave personale të Bezos. Në shkurt të vitit 2019, Bezos akuzoi publikisht National Enquirer në një postim, ku  shantazhonte me mesazhe dhe foto nudo, duke ekspozuar detaje për lidhjen e tij jashtëmartesore.

Raportet për aferën seksuale të botuara në gazetën tabloid një muaj më parë zbuluan pse ai dhe gruaja e tij, MacKenzie Bezos po divorcoheshin. Shefi i sigurisë së Bezos, Gavin de Becker, më vonë sugjeroi që qeveria saudite luajti një rol në marrjen e informacionit, dhe de Becker gjithashtu tregoi mundësinë që qeveria saudite të ishte një burim për tregimin e National Enquirer.

Burimi: theverge

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jeff bezoz mohamed bin salman jeff bezoz mohamed bin salman

Sondazh

Poll