Bota

Gjyqi për fajësimin e Trump/ Senati i SHBA miraton rregullat e gjykimit

22 Janar 2020, 08:29 Nga DOSJA
Gjyqi për fajësimin e Trump/ Senati i SHBA miraton rregullat e

SHBA– Me republikanët që iu bashkuan Senatit orët e para të mëngjesit së sotëm, ky vendim kaloi me 53 vota pro dhe 47 kundër, për të miratuar planin e gjykimit, i cili lejon hapjen e argumenteve nga ligjvënësit e Shtëpisë që po gjykojnë çështjen.

Gjyqi filloi me seriozitet të martën me udhëheqësin e Senatit, Mitch McConnell.

Kundërshtarët e Trump do të kenë 24 orë kohë gjatë 3 ditëve të ardhshme për të dhënë argumentet pse lideri amerikan duhet shkarkuar nga detyra për dy akuzat e abuzimit me pushtetin dhe për pengimin e procesit në Kongres.

Senati i ka kundërshtuar 11 amendamentet e demokratëve për të mbledhur prova të reja.

“Ky është një moment i rrezikshëm sepse ne realisht po përpiqemi të kemi një proces të vërtetë penal. Është presidenti ai që po e shpejton, dhe që nuk po lejon hetimin e akuzave të rënda ndaj tij.”- u shpreh demokrati Adam Shif.

“Kur i sheh akuzat për procedimin e presidentit, nuk janë vetëm qesharake por edhe të rrezikshme për republikën tonë. Po tentohet të zhbëhet një proces elektoral dhe të vidhet tjetri. Duan ta heqin Donald Trump-in që ai të mos kandidojë këtë vit, dhe kështu po sulmojnë një nga të drejtat më të shenjta të ne amerikane si kurrë më parë, të drejtën për të zgjedhur presidentin tone.”- tha avokati i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa vet Trump ka deklaruar: E gjithë gjëja është e kurdisur. Nuk ka për të shkuar gjëkundi sepse nuk ka ndodhur asgjë. Gjëja e vetme që kemi bërë është puna e shkëlqyer për vendin tone.

Burimi:  Aljazeera

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump gjyqi per fajesimin e trump mitch mcconnell shba donald trump gjyqi per fajesimin e trump mitch mcconnell shba

Sondazh

Poll