Bota

Gjyqi për fajësimin e Trump, Senati nis votimin për shkarkimin e presidentit amerikan

22 Janar 2020, 07:19 Nga DOSJA
Gjyqi për fajësimin e Trump, Senati nis votimin për shkarkimin e

SHBA–  Në senatin amerikan filloi gjyqi për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump. Është hera e tretë në historinë amerikane që një president përballet me shkarkimin e mundshëm, nën akuzat për shkelje në detyrë.

Ditën e sotme ka nisur gjyqi për shkarkimin nga puna të Presidentit amerikan Donald Trump. Senati do të votojë për fatin e Trump, ku ose do ta shkarkojë ose do ta mbështesë në postin e tij si lider i SHBA.

Por Trump nuk është presidenti i parë në Amerikë që arrin të përballet me këtë lloj situate, duke rrezikuar postin e presidentit.

Sipas mediave të huaja Senati ka miratuar disa rregulla për votimet, dhe ka shtyrë sërish momentin e marrjes së një vendimi.

Janë miratuar rregullat për gjykimin e fajësimit të Presidentit Donald Trump në një sistem votimi prej 53-47.

Votimi vjen pas gati 13 orësh debat. Udhëheqësi i Minoriteteve të Senatit, Chuck Schumer propozoi 11 ndryshime, por të gjitha u kundërshtuan nga republikanët në Senatit.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump gjyqi per fajesimin e trump senati shba donald trump gjyqi per fajesimin e trump senati shba

Sondazh

Poll