Politike

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë! Rajoni ka fituar një mbështetës besnik

Rama u shpreh se Franca është shumë afër Shqipërisë edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian

17 Maj 2025, 09:36 Nga r.ll
Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se në takimin me presidentin Emmanuel Macron është disktuar dhe përfshirja e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Rama u shpreh se Franca është shumë afër Shqipërisë edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai shtoi se dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor ka fituar një mbështetës besnik, i cili do të jetë pranë tyre dhe në integrimin në BE. 

"Kemi folur me presidentin për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Më vjen mirë që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishim në ish-shtëpinë e diktatorit, e cila ishte zbrazur dhe po punohej për ta transfromuar në qendër kulturore. Sot do të jetë kënaqësi të shoqërojmë presidentin për ta parë në veprim këtë projekt. Kjo është fuqia e shtuar që Franca sjell në bashkëpunim për ne. Sot e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit. Rajoni ka fituar një mbështetës besnik dhe për përfshirjen e BP në BE.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll