Politike

Firmoset Memorandumi për një projekt turizmi në Korçë mes Shqipërisë dhe Francës

Presidenti Macron i shoqëruar nga delegacioni i tij zyrtar ndodhet në Tiranën prej dy ditësh në kuadër të një vizite zyrtare dhe zhvillimit të samitit të Komunitetit Politik Evropian. 

17 Maj 2025, 09:35 Nga r.ll
Firmoset Memorandumi për një projekt turizmi në Korçë
pamje nga nenshkrimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron kanë nëshkruar sot Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

Po ashtu pas takimit mes dy liderëve u shkëmbyen dhe marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë. Presidenti Macron i shoqëruar nga delegacioni i tij zyrtar ndodhet në Tiranën prej dy ditësh në kuadër të një vizite zyrtare dhe zhvillimit të samitit të Komunitetit Politik Evropian. 

france shqiperi

Sondazh

Poll