Politike

Presidenti i Francës vizitë zyrtare në Tiranë, Rama pret Macron në kryeministri

Pas takimit dypalësh, Rama dhe Macron pritet të mbajnë edhe një deklaratë të përbashkët për mediat.

17 Maj 2025, 09:08 Nga r.ll
Presidenti i Francës vizitë zyrtare në Tiranë, Rama pret
rama, macron

TIRANË - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet edhe sot në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtarë. Ai është pritur në takim pak më herët nga kryeministri Edi Rama në kryeministri. 

Pas takimit dypalësh, Rama dhe Macron pritet të mbajnë edhe një deklaratë të përbashkët për mediat. Presidenti francez ndodhet në Tiranë që prej mesditës së djeshme ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, bashkë me rreth 50 liderë të vendeve evropiane. 

Ndërkohë sot në Tiranë mbahet edhe Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, kur Rama dhe Macron do të mbajnë po ashtu fjalën e tyre. Në samtin e sotëm do të jetë i pranishëm dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

emmanuel macron edi rama

Sondazh

Poll