Politike

Rama konferencë me presidentin Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re, kemi nënshkruar marrëveshje të tjera bashkëpunimi

Ai tha se gjatë takimit me Macron kanë bërë një bilanc të punëve të bëra që nga vizita e fundit e presidentit francez në Shqipëri.

17 Maj 2025, 09:31 Nga r.ll
Rama konferencë me presidentin Macron: Marrëdhëniet e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin francez, Emmanuel Macron. Rama u shpreh gjatë fjalës së tij se marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë kanë hyrë një fazë të re. 

Ai tha se gjatë takimit me Macron kanë bërë një bilanc të punëve të bëra që nga vizita e fundit e presidentit francez në Shqipëri. Më tej u shpreh se mës dy qeverive janë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera bashkëpunimi. 

"Marrëdhëniet e Francës më Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re. Kemi bërë një bilanc të punëve që nga vizita e fundit e tij në Shqipëri. Kemi nënshkruar marrëveshje të tjera bashkëpunimi mes dy qeverive. është privilegj që mikpritëm samitin e KPE. Privilegj është që edhe bashkë më presidentin e kemi shtyrë KPë në pikën ku ka konsesus nga të gjitha vendet përbërese. Më vjen mirë që falë këtij bashkëpunimi kemi krijuar rrugët për të sjellë ekselencën franceze në Shqipëri. Kemi sjellë shkollën ekselente franceze në fushën e inovacionit. Kemi ecur me projektin e liceut francez.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll