Bota

Virusi vdekjeprurës në Kinë prek dhe SHBA, shënohet pacienti i parë i infektuar me ‘SARS’ në Uashington

21 Janar 2020, 21:31 Nga DOSJA
Virusi vdekjeprurës në Kinë prek dhe SHBA, shënohet pacienti

AMERIKË-Virusi vdekjeprurës ‘SARS’ është përhapur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington kanë dhkruar mediat e huaja.

Por ndërkohë nuk janë zbuluar detaje të tjera nëse pacienti i infektuar nga koronavirus është një qytetar amerikan, apo i huaj.

Ka gjasa që mund të jetë një shtetas amerikan i cili është prekur nga ky infeksion gjatë kohës që ai ka udhëtuar në vendet ku është përhapur ‘SARS’.

Koronavirusi vdekjeprurës kinez që ka prekur mbi 300 njerëz dhe ka shënuar 4 viktima deri më tani, mund të jetë përhapur në SHBA, prej të mërkurës së javës së kaluar.

Rasti i parë në SHBA vjen më pak se një javë pasi CDC njoftoi se tre aeroporte: John F Kennedy International, Los Angeles dhe San Francisco, do të fillonin ekzaminimin e pasagjerëve që vinin nga Ëuhan për virusin. Zyrtarët në Kinë kanë konfirmuar se koronavirusi i ngjashëm me SARS, i cili mund të shkaktojë infeksione të frymëmarrjes të rrezikshme për jetën, është konfirmuar se përçohet shumë lehtë nga një njeri tek tjetri, përfshirë edhe përmes pështymës. Ekspertët në Universitetin Baylor janë duke punuar në modifikimin e një vaksine që ata kanë krijuar për të parandaluar ‘SARS’, që të mbrohen kundër koronavirusit të ri.

Marrë nga: Dailymail

(d.k/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota virusi 'saras' në shba virusi vdekjeprurës 'sars' virusi vdekjeprurës kinez virusi 'saras' në shba virusi vdekjeprurës 'sars' virusi vdekjeprurës kinez

Sondazh

Poll