Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së, lë në fuqi vendimin e KAS për votën e diasporës në Greqi

Koalicioni PD-ASHM kërkoi shfuqizimin e vendimit të KAS, që në 13 maj pranoi ankesën e PS-së dhe shpalli të pavlefshëm vendimit e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia. Por trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor vendosi që të rrëzojë kërkesën e PD.

16 Maj 2025, 16:31 Nga E. D
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së, lë në
fotot ilustruese

TIRANË- Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë u mbajt sot për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor seanca për shqyrtimin e kërkesë padisë së Partisë Demokratike – Aleancës për Shqipërinë Madhështore për votat e Greqisë.

Koalicioni PD-ASHM kërkoi shfuqizimin e vendimit të KAS, që në 13 maj pranoi ankesën e PS-së dhe shpalli të pavlefshëm vendimit e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia. Por trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor vendosi që të rrëzojë kërkesën e PD.

PD kishte kundërshtuar lejimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, duke e konsideruar këtë një shkelje të procedurave, pasi sipas tyre, kishin konstatuar problematika në mënyrën e dorëzimit dhe më pas përcjelljen e tyre në Shqipëri. Kolegji Zgjedhor, pas shqyrtimit të kërkesës, e ka cilësuar si të pavlefshme kërkesën e PD-së, duke konfirmuar kështu vlefshmërinë e numërimit të votave të Greqisë.

Më herët edhe Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ urdhëroi numërimin e 53 mijë zarfeve, pasi nga verifikimet nuk u gjetën parregullsi në proces dhe kuti. Celibashi theksoi se asnjë kuti nuk është vlerësuar e parregullt, ndaj është detyrim ligjor për te numëruar dhe vlerësuar çdo vote dhe çdo zarf që gjendet në këto kuti.

kas pd kolegji zgjedhor

Sondazh

Poll