Politike

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Starmer theksoi se kur kishte mbërritur një ditë më parë në Tiranë koha ishte me diell, ndaj nuk ishte faji i tij si britanik për shiun e sotshëm.

16 Maj 2025, 14:48 Nga I.A
Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte
Keir Starmer

TIRANË- Kryeministri britanik, Keir Starmer i është përgjigjur batutave të homologut shqiptar Edi Rama në lidhje me motin e keq. Gjatë fjalës së tij në nisje të fjalimit, Starmer theksoi se kur kishte mbërritur një ditë më parë në Tiranë koha ishte me diell, ndaj nuk ishte faji i tij si britanik për shiun e sotshëm.

“Më vjen mirë që shoh gjithkënd përreth tryezës sot, Faleminderit që na mblodhe bashkë, do të të kujtoja se kur zbrita nga avioni dje në mëngjes ishte diel, kështu që zërat se moti ishte faji i britanikëve është i gabuar”, tha Starmer.

keir starmer

Sondazh

Poll