Politike

Gjesti viral në mbylljen e fushatës së PS, Braçe: U bezdisa nga kamera, jo nga fjalimi i Xhaçkës

Braçe u shpreh se u bezdis nga kamera, operatori, teksa mohoi të jetë bezdisur nga fjalimi i Olta Xhaçkës, teksa thoshte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

16 Maj 2025, 14:44 Nga I.A
Gjesti viral në mbylljen e fushatës së PS, Braçe: U
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka komentuar gjestin viral që ka bërë gjatë mbylljes së fushatës elektorale, teksa po mbante fjalim Olta Xhaçka. I ftuar në emisionin 'Shqipëria Live' në Top Channel, Braçe u shpreh se u bezdis nga kamera, operatori, teksa mohoi të jetë bezdisur nga fjalimi i Olta Xhaçkës, teksa thoshte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Më erdhi kamera dhe nuk e doja. Nuk e doja fare vëmendje. Nuk u bezdisa nga fjalia ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’. E kisha me vëmendjen, nuk e doja. Kisha marrë vëmendje gjatë gjithë fushatës, nuk më duhej atë ditë. Me Oltën kam folur vetëm dje, kishte një shqetësim me një procesverbal.”, tha Braçe.

 

erion braçe

Sondazh

Poll