Politike

Ambasadori britanik në Kosovë: Pengesat e fundit në krijimin e një mjedisi të lirë për gazetarinë janë një shkak shqetësimi

Hargreaves është takuar me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, si dhe juristen e mediave, Flutura Kusari për t’u informuar për ambientin në të cilin punojnë mediat në Kosovë.

16 Maj 2025, 15:23 Nga N.F
Ambasadori britanik në Kosovë: Pengesat e fundit në krijimin e
Jonathan Hargreaves

KOSOVË- Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves është shprehur se pengesat e fundit në krijimin e një mjedisi të lirë për mediat në Kosovë janë shqetësuese. Hargreaves është takuar me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, si dhe juristen e mediave, Flutura Kusari për t’u informuar për ambientin në të cilin punojnë mediat në Kosovë.

“Kosova duhet të ndihet krenare për historikun e saj demokratik, por pengesat e fundit në krijimin e një mjedisi të lirë, të pavarur dhe pa frikë për gazetarinë janë një shkak shqetësimi”, ka thanë ai.

Kosova ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete. Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të

kosove media

Sondazh

Poll