Politike

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni dhe siguria

Starmer shtoi se emigracioni përtej kufijve është një sfidë e përbashkët që kërkon një përgjigje dhe një zgjidhje. 

16 Maj 2025, 14:11 Nga I.A
"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në
Keir Starmer

TIRANË- Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se vendet po përballen me shumë sfida që janë emigracioni dhe siguria. Gjatë fjalës së tij, Starmer theksoi se sfida e emigracionit ka për viktimë njerëzit më të varfër. Starmer shtoi se emigracioni përtej kufijve është një sfidë e përbashkët që kërkon një përgjigje dhe një zgjidhje. 

“Ndërkohë kemi punuar për këtë aleancë në mbarë europën. Kënaqësi që jam kryeministri i parë britanik që vij këtu dhe që punojmë në këtë Samit. Edi është nder të punoj me ju. Dhe tashmë kemi shumë sfida, emigracioni, po siguria. Ndërsa do të kemi edhe Samitin në Londër dhe sfida që do flasim këtu është një paqe e drejtë dhe të qëndrueshme. Një tjetër sfidë është emigracioni që ka viktima ata më të varfrit që ndikon në shërbimet tona të emigracionit.

Unë e kam bërë pjesë të axhendës. E vërteta është se përtej kufijve tanë është sfidë e përbashkët. Duam një sistem të drejtë emigracioni. Duhet të sigurojmë kufijtë e përbashkët. Dje isha në portin e Durrësit ku pashë si forca britanike e shqiptare po luftojnë së bashku kundër krimit ndërkufitar. Ne jemi duke luftuar emigracionin e parregullt, duhet bërë më shumë të punohet për sigurinë ekonomike. Duhet të ulim barrierat tregtare me aleatët tanë. Në këto kohë luhatjesh e pasiguri, do të reagojmë duke marrë rolin tonë në skenën botërore,” tha Starmer.

keir starmer

Sondazh

Poll