Politike

"Urime Edi për fitoren 'e papritur' në zgjedhje", Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Meloni tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë zemra e Europës dhe ura lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

16 Maj 2025, 13:53 Nga r.ll
"Urime Edi për fitoren 'e papritur' në zgjedhje",
meloni

TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbajtur fjalën e saj në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Meloni e nisi fjalën e saj duke uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Mes batutash, Meloni e cilësoi fitoren e tij si "të papritur". Më tej liderja italiane tha se "Europa e re në një botë të re" nuk mund të bëhet pa vendet e Ballkanin Perëndimor. Sipas saj, shtetet e këtij rajoni janë zemra e Europës dhe ura lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

Meloni: Dëshiroj të uroj Edin për rizgjedhjen e tij "të papritur" si lider i Shqipërisë. Këtu organizohet për herë të parë KPE dhe ky është moment shume i rëndësishëm. Identiteti europian i Shqipërisë është fakt jo vetëm nga gjeografia por edhe historia. Shqipëria është Europë. Të gjithë këto shtete rreth kësaj tryeze janë po aq europiane sa 27 vendet e BE. Fakti që jemi këtu sot dmth se po marrim një hap para për ribashkimin e Europës, Europën e re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor.  Këto popuj janë ura mes Lindjes dhe Perëndimir, dhe zemra e Europës. 

giorgia meloni

Sondazh

Poll