Politike

"Rendi botëror i bazuar te rregullat po minohet nga shumë palë!" Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Sipas tij, BE është gati që të luajë rolin e plotë në këtë Europë të re dhe në këtë botë të re, duke punuar nga afër me të gjithë partnerët tanë evropianë.

16 Maj 2025, 13:28 Nga M.B
"Rendi botëror i bazuar te rregullat po minohet nga shumë
Antonio Costa

TIRANA- Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa nga Samiti i Komitetit Politik Europian në Tiranë tha se agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentit europian. Costa shtoi se rendi botëror i bazuar te rregullat po minohet nga shumë palë. Sipas tij, BE është gati që të luajë rolin e plotë në këtë Europë të re dhe në këtë botë të re, duke punuar nga afër me të gjithë partnerët tanë evropianë.

"Ky rend botëror i bazuar tek rregullat po minohet nga shumë palë. Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentit europian. Situatë në Gaza, është një situatë, që është një tragjedi humanitare. E drejta humanitare po dhunohet. Njerëzit po sulmohen me forcë të zhdrejtë. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ia dalë mbanë që të sjellë një paqe të drejtë për Ukrainën, Siguria juaj, është edhe siguria jonë, Evropa të investojë më shumë te mbrojtja e saj, sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion. Duhet zgjidhje për paqe në Lindjen e Mesme. Evropa duhet të zgjerojë rrjetet e saj të tregtisë botërore dhe të begatisë. Ne nuk duhet t'i jepemi tundimit të proteksionizmit, por duhet të këmi partneritete.  BE është gati që të luajë këtë rol të plotë në këtë Europë të re, në këtë botë të re, duke punuar nga afër me të gjithë partnerët tanë evropianë", tha Costa.

samiti ne tirane

Sondazh

Poll