Politike

"Nuk na bashkon vetëm gjeografia por edhe historia", Macron në Tiranë: Mbështesim armëpushimin në Ukrainë, duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Macron e nisi fjalën e tij duke uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhje. 

16 Maj 2025, 13:25 Nga DOSJA
"Nuk na bashkon vetëm gjeografia por edhe historia", Macron
emanuel macron

TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbajtur fjalën e tij në nisje të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Macron e nisi fjalën e tij duke uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhje. 

Më tej lideri francez u shpreh se ëndrrën europiane nuk e bën bashkë vetëm gjeografia por edhe mitologjia e historia. Lidhur me luftën në Ukrainë, Macron theksoi sërish se Europa qëndron pranë shteti ukrainas dhe popullit të tij. Ai shtoi se Rusia duhet tu kthehet bisedimeve dhe duhet këmbëngulur për paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës. 

"Urime për rezultatin e zgjedhjeve dhe për këtë rrugëtim europian dhe besimin që shpreh te Europa. Faleminderit për këtë mikpritje dhe që na kujton se pas ëndrrës europiane nuk na bashkon vetëm gjeografia por edhe mitologjia dhe historia. Jemi këtu në një kohë kur jeta e kontinentit tonë i sjell seriozitet takimit tonë. Në këtë seancë më lë mbresë dicka e pashembullt. Mbledhja me të gjithë krerëtt e shteteve na jep shansin e një kontinenti më të gjerë. Të përballojmë sfidat dhe rreziqet së bashku. Pikë së pari është agresioni rus në Ukrainë, Volodymyr e di se jemi krah tij. Kemi krijuar Koalicionin e të Vullnetshmëve. E rëndësishme të mbështesim armëpushimin. Rusia duhet tu kthehet bisedimeve. Duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.", tha Macron. 

emmanuel macron ne tirane

Sondazh

Poll