Politike

"Zoti ka një plan dhe për Evropën"/ Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Ndërkohë që ka ngritur një hipotezë, duke thënë se përse mos të imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare përtej armatimit. 

16 Maj 2025, 13:24 Nga I.A
"Zoti ka një plan dhe për Evropën"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, duke komentuar fjalimin e Presidentit Donald Trump, pasi i shpëtoi atentatit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Zoti nuk pati vetëm një plan për SHBA-në por edhe për Evropën. Ndërkohë që ka ngritur një hipotezë, duke thënë se përse mos të imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare përtej armatimit. 

“Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton edhe se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën. Një politikë që e sheh Europën si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur. Dhe për ta bërë këtë duhet të investojmë edhe tek zemrat dhe mendjet që mbartin me vete shpirtin e Europës. Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë. Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale. Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë. T’i japim arsye për të ndërtuar në tokën Europiane. Beteja jonë duhet të edhe diçka me atë që ne mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe forcuar besimin. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën. Të sigurohemi që udhëtimi i Europës të jetë një udhëtim kthim dhe rilindje”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll