Politike

"Duhet të jetë një çështje për diskutim edhe zgjerimi i BE", Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Presidenti francez tha se nevojitet bashkërendim mes vendeve edhe për çështje të unitetit ekonomik,

16 Maj 2025, 13:42 Nga r.ll
"Duhet të jetë një çështje për diskutim
emanuel macron

TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha sot se një çështje që duhet diskutuar është edhe zgjerimi i Bashkimit Europian. Macron tha se vendet europiane duhet të bashkërendohen për kërcënimet që vijnë nga jashtë. 

Më tej, presidenti francez tha se nevojitet bashkërendim mes vendeve edhe për çështje të unitetit ekonomik, ndërsa shtoi se duhet të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian.

"Duhet bërë diçka më shumë edhe për integrimin rajonal që duhet të jetë një çështje e diskutuar edhe zgjerimi i BE-së. Duhet të bashkërendohemi për kërcënimet që vijnë nga jashtë, gjithçka që mund të sjellë konkurrencë të pandashme. Të gjithë po japim dhe marrin me tarifat e SHBA-ve. Do të jemi më të fortë po të rrimë së bashku. 700 milionë konsumatorë, do të  jemi shumë më mirë dhe shumë më të aftë për të përballuar konkurrencën nga Azia. Të bashkërendojmë punën tonë edhe për çështje të unitetit ekonomik në nivelin e Komunitetit Politik Evropian. Rreziku për Europën, rreziqet janë të pranishëm dhe Komuniteti Politik Europian na ndihmon të shtrihemi nga pikëpamja ushtarake dhe të bashkërendojmë disa nisma konkrete. Është koha të ngrihet, siç e tha dhe Edi, një Sekretariat që mund të bashkërendojë këto aktivitete dhe të kemi këtu edhe praninë e KiE dhe do ishte e dobishme.", tha Macron.

emmanuel macron

Sondazh

Poll