Politike

Arrihet kompromisi në Tiranë për konfliktin Armeni-Azerbajxhan! Costa: Shpresojmë të nënshkruhet sa më shpejt

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha pasi mbërriti në takimin e Komunitetit Politik Evropian, tha se Armenia dhe Azerbajxhani janë afër nënshkrimit të marrëveshjes së paqes.

16 Maj 2025, 13:11 Nga M.B

 

Arrihet kompromisi në Tiranë për konfliktin Armeni-Azerbajxhan!
Von der leyen, Costa me liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit

TIRANA- Armenia dhe Azerbajxhani janë dakordësuar në Tiranë për një marrëveshje paqeje. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha pasi mbërriti në takimin e Komunitetit Politik Evropian, tha se Armenia dhe Azerbajxhani janë afër nënshkrimit të marrëveshjes së paqes. Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka uruar përmes një postimi në rrjete sociale finalizimin e marrëveshjes. Ai thotë se ky është një hap i madh përpara ndërsa shton se pret që të nënshkruhet sa më shpejt.

"Unë dhe Von der Leyen përgëzuam udhëheqësit e Armënisë dhe Azerbajxhanit për finalizimin e traktatit të paqes. Ky është një hap i madh përpara. Mezi presim nënshkrimin e tij sa më shpejt. Bashkimi Evropian është i gatshëm të investojë në ndërlidhjen rajonale – dhe të afrojë më shumë të gjithë rajonin me njëri-tjetrin dhe me Bashkimin tonë", shkruan Costa.

Arrihet kompromisi në Tiranë për konfliktin Armeni-Azerbajxhan!

Konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka në qendër rajonin e Nagorno-Karabakhut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i banuar historikisht nga shumicë armene. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, tensionet etnike dhe territoriale çuan në një luftë të përgjakshme në vitet 1990, duke lënë Armeninë në kontroll të rajonit. Pas dekadash armëpushimi të brishtë, në vitin 2020 dhe sërish në 2023, Azerbajxhani rimori territorin përmes ofensivave ushtarake, duke shkaktuar shpërnguljen masive.

tirana

Sondazh

Poll