Politike

"BE është një udhëtim i vështirë"/ Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Evropa është një udhëtim që sa vjen dhe po bëhet i vështirë.

16 Maj 2025, 13:11 Nga I.A

"BE është një udhëtim i vështirë"/ Rama

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian teksa po zhvillohet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Evropa është një udhëtim që sa vjen dhe po bëhet i vështirë. Rama teksa ka falenderuar vendet që kanë mbërritur në Tiranë, ka theksuar se janë rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë që kanë për Evropën. 

"Europa është udhëtim dhe udhëtimi është bërë i vështirë. Më besoni që kam ende vështirësi të gjej fjalët në drejtimin e këtij samiti. Nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin dhe popullin tim t’ju mirëpresim të gjithëve. Në këtë shtëpi të kërkuar posaçërisht për këtë, ku nuk jeni të rrethuar nga zbrazëtia e një vendi takimesh por nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Europën”, tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll