Politike

“Jam i kënaqur që ndodhem këtu!" Kancelari gjerman Merz në Tiranë: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

Merz tha para mediave se synimi i tij është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit.

16 Maj 2025, 11:45 Nga M.B

 

“Jam i kënaqur që ndodhem këtu!" Kancelari gjerman
Friedrich Merz

TIRANA- Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot nga Tirana se është i lumtur që ndodhet për herë të parë këtu, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Merz tha para mediave se synimi i tij është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit.

“Jam i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,” u shpreh Merz në një prononcim për mediat.

gjermania

Sondazh

Poll