Politike

"Nga Shqipëria kërkojmë të jetë e zëshme për heqjen e masave ndaj nesh", Osmani: Mosnjohja nga shtetet e BE po na dëmton shumë

Ajo tha se Shqipëria duhet të vijojë të flasë me shtet që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

16 Maj 2025, 11:20 Nga r.ll
"Nga Shqipëria kërkojmë të jetë e zëshme
vjosa osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për mediat pas mbërritjes në sheshin Skënderbej. Osmani u shpreh se nga Shqipëria kërkon mbështetje dhe të jetë e zëshme për heqjen e masave ndaj Kosovës. 

Sipas saj duhet të vijojë të flasë me shtet që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës, ndërsa shtoi se mosnjohja nga vendet e BE po i dëmton shumë. 

“Nga Shqipëria kërkojmë mbështetje. Të vijojë të jetë e zëshme si Rama për të hequr masat ndaj nesh. Të flasë sa më zëshëm me shtete që nuk na kanë njohur ende. Mosnjohja nga shtetet e BE po na dëmton shumë”, ka deklaruar Osmani.

vjosa osmani ne tirane

Sondazh

Poll