Politike

"Shtete anëtare krijojnë komplikime të panevojshme!" Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Osmani në Tirana: Përtej fjalëve të bukura, duhet të ketë veprime

Osmani tha para mediave teksa parakaloi në tapetin e kuq se përtej fjalëve të bukura, duhet të ketë veprime. Ajo shtoi se shtete anëtare krijojnë komplikime të panevojshme.

16 Maj 2025, 10:57 Nga M.B
"Shtete anëtare krijojnë komplikime të panevojshme!"
Vjosa Osmani

TIRANA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, teksa mbërriti në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, është shprehur se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ende nuk është shqyrtuar. Osmani tha para mediave teksa parakaloi në tapetin e kuq se përtej fjalëve të bukura, duhet të ketë veprime. Ajo shtoi se shtete anëtare krijojnë komplikime të panevojshme.

“Më me rëndësi se sa bisedimet me Serbinë janë ato ndërmjet Kosovës dhe BE, siç e dini Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE para 2 viteve, për fat të keq ende nuk është shqyrtuar për shkak të disa komplikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare. Ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura që i jepen shteteve aspiruese për anëtarësim të ketë veprime konkrete”, tha Osmani.

vjosa osmani

Sondazh

Poll