Politike

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon, tregon se jemi në rrugën e duhur

Meloni u pyet nga gazetarët nëse e ka vizituar qendrën e emigrantëve italianë në Gjadër apo nëse e ka në plan ta vizitojë sot.

16 Maj 2025, 11:27 Nga r.ll
Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë:
rama, meloni

TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Melni ka folur për gazetarët pas mbërritjes në sheshin Skënderbej dhe pritjes nga kreu i qeverisë, Edi Rama. 

Meloni u pyet nga gazetarët nëse e ka vizituar qendrën e emigrantëve italianë në Gjadër apo nëse e ka në plan ta vizitojë sot. Kryeministrja italiane u shpreh se sot nuk e viziton dot prej kohës së limituar, por shtoi se puna atje vazhdon. Sipas saj kjo tregon se gjërat janë në rrugën e duhur

Pyetje: Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër?

Meloni: Nuk kam kohë të kaloj por puna po vazhdon, dhe kjo dëshmon edhe shpejtësinë e funksionimit. Duke treguar siç kishim premtuar se jemi në rrugën e duhur. 

giorgia meloni

Sondazh

Poll