Politike

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë! 

Starmer tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk e do seriozisht paqen dhe se ai po i tërheq gjërat zvarrë.

16 Maj 2025, 11:15 Nga M.B
Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin
Keir Starmer

TIRANA- Kryeministri britanik, Keir Starmer ka komentuar nga Tirana ku po zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, negociatat e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. Starmer tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk e do seriozisht paqen dhe se ai po i tërheq gjërat zvarrë. Sipas tij, nëse të gjitha vendet nuk punojnë bashkë me sanksionet, nuk do të ketë një armëpushim.

“Ajo që pamë dje është një tjetër provë që Putin nuk është serioz s ai takon paqes dhe tërheq negociatat zvarrë. Duhet të ketë një armëpushim për të qenë të qartë. Nëse nuk veprojmë së bashku me sanksionet, nuk do të ketë armëpushim. Putin nuk e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë. Sot është një mundësi për të punuar me kolegë, për të punuar bashkërisht”, tha Starmer.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll