Aktualitet

FOTO/ Krah për krah me bashkëshorten, Princ Leka shfaqet me dorën e fashuar në shtëpinë muze në Lushnje, çfarë i ka ndo

22 Janar 2020, 07:55 Nga DOSJA
FOTO/ Krah për krah me bashkëshorten, Princ Leka shfaqet me dorën

LUSHNJE- Ditën e djeshme u përkujtua 100-vjetori i Kongresit historik të Lushnjes, ku u shoqërua me disa aktivitete jo vetëm në Lushnje, por edhe në Tiranë.

Në këto aktivitete morën pjesë politikanë, historianë dhe figura të tjera të njohura. Në shtëpinë muze në Lushnje, në të cilën është mbajtur kongresi historik i Lushnjës, u zhvillua dhe ceremonia përkujtimore, në të cilën ishte i pranishëm edhe Princ Leka së bashku me bashkëshorten e tij Elia Zaharia.

Ajo që ra në sy gjatë kësaj ceremonie, ishte fakti se Princ Leka është parë i fashuar në dorën e djathtë, ndonëse nuk dihet se çfarë i ka ndodhur pasardhësit të Mbretërisë.

Dje u festua 100-vjetori i Kongresit të Lushnjesnjë prej më të rëndësishmëve në historinë e kombit tonë shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvilluar punimet që prej datës 21 deri më 31 janar  të vitit 1920. Ky kongres ka luajtur rolin më të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, pasi qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në këtë kongres ka marrë pjesë rreth 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 100 vjetori i kongresit te lushnjes elia zaharia princ leka 100 vjetori i kongresit te lushnjes elia zaharia princ leka

Sondazh

Poll