Sport

VIDEO / Reali i Madridit fiton, por Barcelona mund të shpallet gjithsesi kampione!

Me këtë fitore të madrilenëve, Barcelona e cila do të luaj sot me Espanyolin dhe nëse arrin të fitojë do të arrijë të shpallet kampione e Spanjës.

15 Maj 2025, 00:28 Nga DOSJA
VIDEO / Reali i Madridit fiton, por Barcelona mund të shpallet gjithsesi

SPANJE - Real Madridi ka triumfuar përballë Mallorcas 2-1 në kuadër të javës së 36-të në La Liga, duke e kushtëzuar Barcelonën që të shpallet kampione vetëm në rast fitoreje në këtë javë. Pas vetëm 11 minutash lojë, Valjent kaloi skuadrën mike në avantazh në Santiago Bernabeu.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit, ndërsa në pjesën e dytë Reali i Madridit tentoi ta shtynte festën e skuadrës katalanase duke duke ja kushtëzuar me fitoren e tij. Në minutën e 68-të, Kylian Mbappe arriti të shënojë golin e barazimit për 1-1 pas asistit të Luka Modriç.

Los Blancos nuk u dorëzuan deri në fund, duke shënuar edhe golin e fitores për 2-1 me autor Jacobo Ramon në minutën e 90+5-të. Me këtë fitore të madrilenëve, Barcelona e cila do të luaj sot me Espanyolin dhe nëse arrin të fitojë do të arrijë të shpallet kampione e Spanjës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll