Sport

Manjaku seksual, një ish-asistent, dënohet me 9 vjet burg për përdhunimin e një burri…

Ai e takoi viktimën në një pikë taksish dhe e ftoi për një festë "me shumë vajza".

14 Maj 2025, 18:40 Nga DOSJA
Manjaku seksual, një ish-asistent, dënohet me 9 vjet burg për

ANGLI - Një ish-asistent gjyqtar i Premier Ligës u dënua me nëntë vjet burg këtë javë për përdhunimin e një burri në një apartament, pasi i premtoi atij një festë "me shumë vajza" në një pikë taksish.

Sipas shtypit anglez, Steven Wilson e përdhunoi burrin në vitin 2009 dhe i shpëtoi drejtësisë deri në vitin 2021. Viktima e njohu atë në një artikull rreth krimeve të tjera seksuale dhe paraqiti një kallëzim në polici.

“Viktima ishte jashtëzakonisht i frikësuar gjatë kohës që ishte e mbyllur në apartament dhe kishte frikë për sigurinë e tij, pasi nuk e dinte se çfarë ishte i aftë të bënte Wilson”, tha detektivi Chris Hawkes. "Vuajtja e tij e tmerrshme zgjati tre ose katër orë, pasi jashtë kishte filluar të agonte kur Wilson më në fund e lejoi të dilte nga apartamenti."

Wilson, i cili njihej si Stephen Dorr, u promovua si ndihmës gjyqtar në Premier League në vitin 2005. Në vitin 2009 doli se ai kishte "imazhe të pahijshme" dhe po komunikonte me djem të rinj. Në vitin 2011 ai u dënua me 15 muaj burg për krime seksuale që përfshinin adoleshentë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll