Sport

VIDEO / Bologna fiton Kupën e Italisë pas 51 vitesh!

Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe shumë të tensionuar, Ndoye shënoi golin që vendosi mbrëmjen në Olimpico në fillim të pjesës së dytë.

14 Maj 2025, 23:10 Nga DOSJA
VIDEO / Bologna fiton Kupën e Italisë pas 51 vitesh!

ITALI - Bologna mundi Milanin 1-0 në finalen e Romës, duke fituar Kupën e Italisë për herë të tretë në historinë e saj, duke iu rikthyer këtij trofeu pas 51 vitesh, nga hera e fundit që e kishin fituar trofeun.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe shumë të tensionuar, Ndoye shënoi golin që vendosi mbrëmjen në Olimpico në fillim të pjesës së dytë.

Ndryshimet e Conceiçaos, ndryshe nga ajo që ndodhi të premten e kaluar në kampionat, ku arriti të përmbyste humbjen nga 1-0 në 3-1, nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Për kuqezinjtë, vazhdon mungesa e këtij trofeu që nga viti 2003.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll