Sport

Italiano pas fitores: “Një paraqitje e shkëlqyer, e meritonim!”

Trajneri i kuqebluve, Vincenzo Italiano, komentoi para mikrofonëve fitoren 1-0 ndaj Milanit që i dha Bolonjës Kupën e Italisë.

15 Maj 2025, 00:19 Nga DOSJA
Italiano pas fitores: “Një paraqitje e shkëlqyer, e

ITALI - Trajneri i kuqebluve, Vincenzo Italiano, komentoi para mikrofonëve fitoren 1-0 ndaj Milanit, që i dha Bolognës Kupën e Italisë:

"Pas disa zhgënjimeve, ndoshta e merituam, luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, një performancë të jashtëzakonshme. Ne iu përgjigjëm lëvizjeve të Milanit, ky sezon është kurorëzuar me trofeun e kupës, këta njerëz meritonin një trofe.

Hakmarrje pas finaleve të humbura? “Ishin tre zhgënjime të mëdha, nuk mendoja se mund të rikthehesha dhe të merrja hak, por ja që ja dolëm ta bënim një gjë të tillë.”

“Djali i Joe Barone më dërgoi një mesazh sot , një dedikim i veçantë i shkon të gjithë familjes së tij, më dha kënaqësi të madhe këtë mëngjes të lexoja një mesazh prej tyre. Ja dedikoj këtyre djemve këtë sukses, por edhe të gjithë familjes së Joes.

Kemi pasur një sezon me një praqitje gjithnjë në rritje, me disa vështirësi në fillim të kampionatit, por më pas arritëm të gjenim një ritëm të lartë tonin. Sot ishte një performancë e shkëlqyer, jam vërtet i lumtur ."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll