Sport

Yllit të mesfushës së Nottinghamit i hiqet patenta për tejkalim shpejtësie...

Gibbs-White i është hequr leja e drejtimit të automjetit pasi ka mbledhur gjashtë gjoba për tejkalim shpejtësie. Ai duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej 6.643 eurosh.

14 Maj 2025, 17:36 Nga DOSJA
Yllit të mesfushës së Nottinghamit i hiqet patenta për

ANGLI - Ylli i Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White, është gjobitur me 5.594 £ (6.643.32 €) dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit për gjashtë muaj për tejkalim të shpejtësisë në gjashtë raste.

Mesfushori anglez u deklarua fajtor këtë javë për thyerjen e shpejtësisë gjashtë herë midis dhjetorit dhe shkurtit në një rrugë pranë Nottinghamit.

Gibbs-White ka luajtur një rol vendimtar në rikthimin e Forest në Evropë këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë 10 asiste. Ai gjithashtu bëri debutimin e tij me Anglinë këtë sezon, në një ndeshje në shtator kundër Republikës së Irlandës.

Sezoni i tij i fortë ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve , dhe në javët e fundit ai është lidhur me një largim të mundshëm këtë verë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll