Sport

Skënderbeu mposht Partizanin, kjo ndeshje sot i kishte të gjitha!

21 Janar 2020, 18:24 Nga DOSJA
Skënderbeu mposht Partizanin, kjo ndeshje sot i kishte të gjitha!

Skënderbeu sot bëri thuajse ndeshjen perfekte dhe fitoi 3-2 ndaj Partizanit. “Ujqit e dëborës” e panë veten në disavantazh që në nisje të lojës pas golit të Telushit, por e morën veten shpejt dhe fundi i takimit qe i lumtur për bardhekuqtë.

Broja la skuadrën e Partizanit me 10 lojtarë nga fundi i pjesës së parë dhe kjo lehtësoi shumë vendësit. Bitri me autogolin e tij çoi shifrat në baraspeshë, ndërsa Krasniqi kaloi Skënderbeun në avantazh në sekondat e fundit për të mbyllur pjesën e parë.

Telushi bëri gafë me të nisur pjesa e dytë. Ai humbi penalltinë dhe që aty Skënderbeu mori edhe më shumë hov. Bregu shënoi një gol fantastik dhe goli i Trashit më pas nuk ndikoi aspak në mbarëvajtjen e takimit, sepse Skënderbeu e ruajti avantazhin deri në fund.

Ndeshja Teuta-Laçi u mbyll me fitoren 1-0 të kurbinasve. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi 24-vjeçari Rudolf Turkaj në pjesën e dytë.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport laçi partizani skenderbeu teuta laçi partizani skenderbeu teuta

Sondazh

Poll