Aktualitet

DETAJE nga djali i pasur në Kombinat, 29-vjeçari pas xhirove tek dera e Komisariatit kthehej në gomisteri, jeta e tij përtej

21 Janar 2020, 21:29 Nga DOSJA
DETAJE nga djali i pasur në Kombinat, 29-vjeçari pas xhirove tek

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me “djalin e pasur të Tiranës”. Mësohet se 29-vjeçari i arrestuar nga Policia është Klajdi Spasi dhe nuk është aq “rich” sa e pandeh veten. 

Dosja.al ka mësuar se ai është pronari i një gomisterie në Kombinat, edhe pse ka një makinë të mirë me të cilën ende shet mend rrugëve të Tiranës duke rrezikuar jetën e tij dhe të kalimtarëve. ‘AMG-ja’ e famshme nuk është në emrin e tij por klientëve të gomisterisë së tij. Mbase një shoqërim në Polici, do të bëjë që ta respektojë sinjalistikën dhe të kuptojë që lëvizje të tillë bëhen në cirk dhe jo në rrugë publike. 

Dosja.al sot pasdite publikoi videon e të riut që xhironte gomat e makinës së tij luksoze para Komisariatit Nr.6 në Kombinat. Në video shihej që i riu për disa sekonda në mes të rrugës bënte manorva të rrezikshme, pa u shqetësuar fare se aty pranë ishte Komisariati i Policisë dhe mund të shkaktonte dhe aksident.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane drift perballe komisariatit klajdi spasi arrestim ne tirane drift perballe komisariatit klajdi spasi

Sondazh

Poll